“Rrënimi i shtëpive te Ujmani”, Ambasada gjermane: Kërkojmë ndalimin e menjëhershëm, të respektohen parimet e sundimit të ligjit
Pas reagimit të Bashkimit Evropian, ka reaguar edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, duke ndarë shqetësimet e shprehura nga BE-ja për rrënimin e shtëpive rreth Ujmanit nga autoritetet e Kosovës.
Tutje, ambasada ka kërkuar respektimin e sundimit të ligjit dhe Kushtetutës nga autoritetet e Kosovës, duke theksuar se këto janë thelbësore për rrugën e Kosovës drejt BE-së.
“Ambasada Gjermane në Prishtinë ndan shqetësimet e shprehura nga BE-ja. Ne jemi thellësisht të shqetësuar për prishjen e shtëpive në liqenin Gazivodë/Ujman. Mbrojtja e procesit të rregullt ligjor dhe respektimi i parimeve të sundimit të ligjit, siç janë të përcaktuara në Kushtetutën e Kosovës, janë thelbësore për rrugën evropiane të Kosovës. Ne kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të veprimeve të tilla dhe kërkojmë zgjidhje transparente dhe të ligjshme”, është thënë në reagimin e Ambasadës së Gjermanisë.



