Deputeti i LDK-së del në mbështetje të rrënimeve në Ujman

23 korrik 2026 | 16:03

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka shprehur mbështetje për veprimet e Qeverisë në detyrë lidhur me rrënimin e objekteve, të cilat, sipas tij, janë ndërtuar pa leje dhe në prona shtetërore në zonën e Ujmanit.

Sadiku ka thënë se mbështet largimin e këtyre objekteve, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen e ujërave të Kosovës, të cilat i ka cilësuar si pasuri strategjike të shtetit.

“Në përkrahje të plotë të veprimeve të Qeverisë për largimin e objekteve pa leje dhe atyre të ndërtuara në prona shtetërore në Ujman. Veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen e ujërave të Kosovës, të cilat janë pasuri strategjike e shtetit”, ka shkruar Sadiku.

Ai ka shprehur mbështetje edhe për Komunën e Prishtinës për largimin e objekteve të ndërtuara në prona komunale.

“Ligj dhe shtet. Për çdo qytetar dhe për çdo etni, pa dallim”, ka përfunduar Sadiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar rregullin…