“150 euro në muaj për mjekët që punojnë vetëm në sektorin publik shëndetësor”, Ministria e Shëndetësisë del me vendim
23 korrik 2026
| 16:12
Ministria e Shëndetësisë vazhdon zbatimin e politikave që synojnë mbështetjen dhe motivimin e profesionistëve shëndetësorë, duke forcuar njëkohësisht sistemin publik të kujdesit shëndetësor.
Sipas një postimi në rrjetin social në “Facebook” thuhet se edhe këtë vit është nënshkruar vendimi për vazhdimin e shtesës prej 150 euro në muaj për mjekët që punojnë vetëm në sektorin publik shëndetësor.
“Kjo politikë ka për qëllim të kontribuojë në fuqizimin e sektorit publik shëndetësor, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e mjekëve që angazhohen ekskluzivisht në sektorin publik. I falënderojmë për kontributin e tyre dhe u urojmë shëndet e suksese në punë”, thuhet në njoftim.



