Hodhi ujë drejt Edi Ramës, Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca
23 korrik 2026
| 16:46
Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Gazment Bardhi, është përjashtuar nga seanca plenare, pasi ka hedhur ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Ngjarja ka ndodhur teksa po zhvillohej votimi i projektligjeve të rendit të ditës.
Në momentin kur mazhoranca vijonte me votimet, deputetët e opozitës kishin bllokuar foltoren e Kuvendit dhe po protestonin duke goditur tavolinat me sende.
Demokratët janë ngritur në këmbë dhe kanë bllokuar foltoren në shenjë revolte, duke kundërshtuar votimin e drejtpërdrejtë të projektligjeve, i cili ishte propozuar nga Partia Socialiste për të shmangur diskutimet, pasi deputetët e opozitës nuk po lironin foltoren.



