Sot s’ka kufizime për kamionët mbi 20 tonë

24 korrik 2026 | 08:24

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë me dije se sot (e premte) nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit“, thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë, monitorimi i kushteve meteorologjike do të vazhdojë në baza ditore, ndërsa qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë në rast se krijohen kushtet për vendosjen e kufizimeve.

Këto masa zbatohen gjatë periudhave me temperatura të larta, me qëllim mbrojtjen e infrastrukturës rrugore dhe garantimin e sigurisë në komunikacion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni i transmetimit të virusit të Nilit Perëndimor është duke…