Takim në fshehtësi të plotë: Vjosa Osmani në takim me delegatët e LDK-së që kërkojnë shkarkimin e Lumir Abdixhikut
Burime të sigurta të Gazetës Insajderi bëjnë me dije se takimi po zhvillohet në kushte të rrepta privatësie, ku organizatorët janë kujdesur maksimalisht që të parandalojnë çfarëdo fotografimi, incizimi apo rrjedhje të pamjeve nga brenda. Takimi po mbahet në një pjesë të izoluar të lokalit ku është pamundësuar tërësisht hyrja e qytetarëve apo klientëve të tjerë.
Sipas të njëjtave burime, menaxhmenti i lokalit është kujdesur për ndarjen hermetike të hapësirës, duke u komunikuar konsumatorëve se “kjo pjesë e lokalit do të jetë e zënë për të paktën dy orë”.
Burimet e Insajderit kanë parë nga afër Osmani-Sadriun teksa hynte në këtë ambient fiks në orën 17:00, e shoqëruar nga disa prej asistentëve të saj personalë.
Ky takim sekret dhe masat e rrepta për të shmangur çdo provë vizuale ngrenë pikëpyetje të mëdha mbi lëvizjet e reja politike dhe rirreshtimet e mundshme brenda LDK-së.



