Dita e policëve të rënë në detyrë, Haradinaj: Sakrifica e tyre është themeli i shtetit tonë

26 korrik 2026 | 13:43

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar rënien heroike të policëve në krye të detyrës.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka shprehur mirënjohje të përjetshme për shërbimin dhe heroizmin e të gjithë policëve të rënë.

“Sot përkujtojmë rënien heroike të Enver Zymerit, pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i Policisë së Kosovës. Jeta dhe përkushtimi i Enverit, i Afrimit dhe i të gjithë atyre që ranë për lirinë e atdheut janë dëshmi se mbrojtja e Republikës së Kosovës ndërtohet mbi sakrificën, guximin dhe besimin e palëkundur në shtetin tonë. Uniforma e policit që veshi Enveri, sakrifica dhe shembulli i tij, si edhe i të gjithë heronjve tanë, në luftë e në paqe, mbeten themeli mbi të cilin qëndron shteti ynë”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe te lapidari…