Superliga e Kosovës nis me derbin Prishtina – Ballkani

27 korrik 2026 | 14:04

Është tërhequr shorti për xhirot e para të edicionit të ri 2026/27 në Superligën e Kosovës. Edhe kësaj radhe, qysh në fillim do të kemi mundësinë të shohim disa përballje mjaftë interesante. Vëmendja padyshim do të jetë te sfida Prishtina – Ballkani, derisa edhe Drita me Llapin pritet të jetë mjaftë e zjarrtë.

Malisheva do të jetë mysafire e skuadrës të sapo promovuar, Vushtrrisë, kurse Gjilani i shkon Feronikelit ’74. Sfida e fundit është mes Drenicës dhe Dukagjinit.

Rikujtojmë, sezoni vjeshtor do të fillojë nga 15 gushti si dhe përfundon më 20 dhjetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munich nuk ka ndërmend të shesë Michael Olise, pavarësisht…