Dugolli viziton Qendrën për Menaxhimin e Kufirit, premton mbështetje për modernizimin e saj

27 korrik 2026 | 14:48

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, ka vizituar sot Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit (QKMK), ku është pritur nga koordinatori i kësaj qendre, Samir Krasniqi.

Gjatë vizitës, Dugolli është informuar nga afër për funksionimin e QKMK-së, aktivitetet e përditshme në kuadër të menaxhimit të integruar të kufirit, si dhe për bashkëpunimin ndërinstitucional mes tri agjencive shtetërore përgjegjëse për menaxhimin e kufijve të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, në takim është vlerësuar progresi i vazhdueshëm i QKMK-së, i cili është arritur falë investimeve të Qeverisë së Kosovës dhe mbështetjes së donatorëve ndërkombëtarë, në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është theksuar se këto investime kanë ndikuar në forcimin e kapaciteteve për luftimin e krimit, me fokus të veçantë në krimin ndërkufitar.

Zëvendësministri Dugolli ka përgëzuar stafin për rezultatet e arritura dhe ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur të gjitha iniciativat që synojnë avancimin e mëtejmë të Qendrës, modernizimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e metodave të punës.

Ai gjithashtu ka riafirmuar përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për forcimin e kapaciteteve të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, me synim rritjen e efikasitetit në menaxhimin e kufijve shtetërorë dhe luftimin e dukurive kriminale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi shqiptar FC Kosova München e.V. e ka nisur në…