Neymari konfirmon tërheqjen nga Kombëtarja e Brazilit

29 korrik 2026 | 11:20

Neymar Junior ka konfirmuar se e ka mbyllur përfundimisht kapitullin e tij me Kombëtaren e Brazilit.

Sulmuesi 34-vjeçar foli për të ardhmen e tij me përfaqësuesen braziliane pas fitores së Santosit 4:2 në Copa Sudamericana, duke lënë të kuptohet se nuk do ta veshë më fanellën e Brazilit.

“Koha ime me ekipin kombëtar ka përfunduar. Kam shkruar historinë dhe kam qenë shumë i lumtur, pasi kam dhënë gjithçka nga vetja për fanellën e Brazilit, por tani nuk do ta bëj më”.

“Jam shumë mirënjohës për gjithçka që kam përjetuar duke veshur fanellën e Brazilit dhe ato kujtime do t’i mbaj gjithmonë me vete”, ka thënë Neymari.

Kështu, Neymar i jep fund një rrugëtimi 16-vjeçar me Kombëtaren e Brazilit, me të cilën debutoi në vitin 2010. Gjatë kësaj periudhe, ai regjistroi 130 paraqitje dhe shënoi 80 gola.

Me Brazilin, Neymari ka fituar Kupën e Konfederatave në vitin 2013, ndërsa në vitin 2021 u shpall nënkampion i Kupës së Amerikës.

Në Botërorin 2026, ku Brazili u eliminua në fazën e 1/8 së finales, Neymar regjistroi vetëm dy paraqitje, duke luajtur gjithsej 38 minuta, në ndeshjet ndaj Skocisë dhe Norvegjisë.

Pas më shumë se një dekade e gjysmë me fanellën e “Seleçaos”, Neymar tashmë i ka dhënë fund një prej kapitujve më të rëndësishëm të karrierës së tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI),…