Xhaka u jep fund dilemave për të ardhmen e tij

30 korrik 2026 | 15:50

Granit Xhaka ka dhënë sinjale të qarta se e ardhmja e tij do të jetë te Sunderland, duke i dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm nga klubi anglez.

Gjatë ditëve të fundit është raportuar për interesimin e Chelsea për shërbimet e mesfushorit shqiptar, por duket se këto zëra kanë marrë fund. Xhaka ka zgjedhur të vazhdojë aventurën e tij me Sunderlandin dhe të përgatitet për sezonin e ri me klubin anglez.

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës ka emocionuar tifozët e Sunderlandit me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ku ka kujtuar vitin e parë të tij me skuadrën dhe ka shprehur ambiciet për të ardhmen.

“Një vit ka kaluar tashmë dhe koha fluturon. Kur shoh pas, është e pabesueshme se çfarë kemi ndërtuar së bashku në një kohë kaq të shkurtër. Jam mirënjohës për çdo sfidë, çdo mësim dhe çdo moment të paharrueshëm. Tani jemi gati për një tjetër sezon. Le ta bëjmë edhe më të madh”, ka shkruar Xhaka.

Mesazhi i tij është interpretuar si një sinjal i qartë se mesfushori shqiptar synon të mbetet pjesë e Sunderlandit dhe të vazhdojë projektin e tij me klubin anglez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Çdo shoqëri demokratike garanton lirinë e shprehjes…