Kristjan Asllani pranë huazimit te Sassuolo
Kristjan Asllani pritet ta vazhdojë karrierën në Serie A, por jo te Interi.
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë është pranë transferimit te Sassuolo, me klubin italian që ka arritur marrëveshje me Interin për huazimin e tij.
Marrëveshja pritet të zyrtarizohet brenda pak ditësh, pasi edhe Asllani, në parim, është pajtuar t’i bashkohet Sassuolos në formë huazimi.
24-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Interit për sezonin e ri dhe klubi zikaltër tashmë e ka njoftuar futbollistin dhe përfaqësuesit e tij për vendimin.
Sassuolo pritet të ketë opsionin e blerjes së Asllanit në verën e ardhshme për 10 milionë euro. Mesfushori shqiptar ka kontratë me Interin deri në vitin 2028.
Sezonin e kaluar, Asllani ishte i huazuar te dy klube. Fillimisht luajti për Torinon në Itali, ndërsa më pas u transferua te Besiktasi në Turqi, por të dyja skuadrat vendosën të mos e shfrytëzonin opsionin për blerjen e tij.



