Bulliqi: Nga shtatori, Podujeva do të ofrojë mbështetje edukative për fëmijët me autizëm

31 korrik 2026 | 16:07

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë me dije se nga 1 shtatori i këtij viti, komuna do të marrë përsipër organizimin dhe ofrimin e mbështetjes edukative për fëmijët në spektrin e autizmit, përmes angazhimit të stafit profesional komunal.

Bulliqi ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm për të qenë më pranë fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre.

Ai ka njoftuar se gjatë një takimi me përfaqësuesit e shoqatës “AUTIZMI”, i ka falënderuar ata për kontributin dhe përkushtimin e treguar ndër vite, duke theksuar se Komuna e Podujevës e ka mbështetur financiarisht këtë shoqatë çdo vit.

Po ashtu, Bulliqi ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi me shoqatën të vazhdojë edhe në të ardhmen, veçanërisht në trajnimin e stafit që do të angazhohet nga Komuna për ofrimin e mbështetjes edukative për këtë kategori të fëmijëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Hajde, hajde... edhe këtë ditë po e jetojmë!…