Deputeti i PDK-së: Kosova po prodhon më pak se një të tretën e energjisë, rritet varësia nga importi

02 gusht 2026 | 11:55

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar lidhur me gjendjen në sektorin energjetik, duke thënë se në kulmin e sezonit turistik dhe të ardhjes së mërgimtarëve, Kosova po prodhon më pak se një të tretën e energjisë elektrike që i nevojitet.

Sipas tij, sot kanë dalë jashtë funksionit blloqet B1, A3 dhe A5, duke ulur ndjeshëm prodhimin vendor të energjisë elektrike.

Behrami ka vlerësuar se kjo situatë rrit varësinë e Kosovës nga importi i energjisë, duke shtuar se, sipas tij, “sa më pak të prodhojë Kosova, aq më i madh bëhet importi dhe përfitimi i atyre që janë të lidhur me importin e energjisë elektrike nga Serbia”.

Postimi i plotë i tij:

Në kulmin e sezonit turistik dhe të ardhjes së mërgimtarëve, Kosova prodhon më pak se një të tretën e energjisë elektrike që i nevojitet.

Sot kanë rënë nga sistemi:

• Blloku B1
• Blloku A3
• Blloku A5

Rezultati?

Më pak prodhim vendor, më shumë varësi nga importi.

Dhe pikërisht sot është një ditë ideale për ata që janë të lidhur me importin e energjisë elektrike nga Serbia.

Sa më pak të prodhojë Kosova, aq më i madh bëhet importi dhe përfitimi i tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i njohur polak Robert Lewandowski, ka shkëlqyer në paraqitjen…