Burim Ramadani: Mërgimtarët po lihen të bllokuar në kufij, institucionet nuk po reagojnë

02 gusht 2026 | 12:16

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë, duke thënë se në kulmin e sezonit të ardhjes së mërgimtarëve, qindra familje po përballen me pritje të gjata në kufijtë e rajonit, pa mbështetje institucionale.

Sipas Ramadanit, ndërkohë që Qeveria promovon politika për kthimin e mërgimtarëve në Kosovë, realiteti në terren, sipas tij, është ndryshe, pasi shumë bashkatdhetarë po mbesin të bllokuar për më shumë se 15 orë në kufijtë e Kroacisë dhe Malit të Zi.

Ai ka pyetur publikisht nëse Kosova ka ambasada në këto shtete dhe pse, sipas tij, nuk është ofruar as ndihmë minimale për mërgimtarët.

Ramadani gjithashtu i është referuar një raporti të NDI-së, duke pretenduar se Kosova po shkon në drejtim të gabuar për shkak të rritjes së kostos së jetesës dhe mungesës së vendeve të punës, duke shtuar se, sipas tij, qytetarët po vazhdojnë të emigrojnë në numër të madh.

Reagimi i tij:

Realitetet e dhimbshme të Kosovës sot:

1. Propaganda:
Qeveria thotë se po krijon kushte që mërgimtarët të kthehen e të jetojnë në Kosovë.

2. Realiteti në terren:
Qindra familje të mërgimtarëve tanë (që vijnë për pushim) lihen të bllokuar e të lodhur në kufijtë e rajonit, pa asnjë ndihmë institucionale nga qeveria, e madje pa asnjë reagim.

A ka more Kosova ambasada në Kroaci e Mal të Zi?
Bile nga ujë e bukë t’i dërgojnë mërgimtarëve tanë që janë bllokuar tash e mbi 15 orë?!

Raporti i NDI-së e thotë qartë:
• Kosova nën këtë pushtet po shkon në drejtim të gabuar për shkak të shtrenjtimit të jetesës dhe mungesës së vendeve të punës. Prandaj të rinjtë tanë po ikin, çdo vit e më shumë, në shifra alarmante.

Pra, qytetarët e Kosovës po ikin në mërgim dhe jo e kundërta!

#Propaganda

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi vazhdon punën për transferimin e Rodrit nga Manchester…