Për një vit, 200 persona humbën jetën nga aksidentet në Shqipëri
Brenda një periudhe njëvjeçare, 200 persona kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore në Shqipëri.
Sipas statistikave të publikuara nga Policia e Shtetit, në vitin 2015, 270 persona kishin humbur jetën në aksidente rrugore, ndërsa për vitin 2025 ky numër ka rënë në 200.
Megjithatë, pavarësisht trendit të rënies së aksidenteve fatale ndër vite, aksidentet rrugore mbeten shkaktari numër një i humbjeve të jetëve njerëzore.
Ministri i Brendshëm shqiptar, Besfort Lamallari, ka thënë se ndërgjegjësimi për nevojën e respektimit të normave të drejtimit të automjetit dhe sigurisë rrugore nuk është kurrë i mjaftueshëm.
“Do të vijojmë çdo ditë me apelin për ndërgjegjësim, mbikëqyrje dhe sanksionim, me qëllim parandalimin e humbjeve të jetëve njerëzore dhe lëndimit të qytetarëve. Policia e Shtetit është çdo ditë e pranishme në akset rrugore të vendit, me makinat inteligjente, radarët dhe dronët e saj. #SmartCity vjen së shpejti si investimi më i madh i qeverisë shqiptare për sigurinë rrugore dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit”, ka shkruar Lamallari.



