Osimheni mund të transferohet në Premier League

02 gusht 2026 | 15:24

Tottenham Hotspur është gati të rrisë përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Galatasarayt, Victor Osimhen.

Sipas raportimeve, klubi londinez ka marrë miratimin për të nisur negociatat zyrtare dhe beson se arritja e marrëveshjes me lojtarin nuk do të përbëjë një pengesë të madhe.

Megjithatë, sfida kryesore mbetet arritja e marrëveshjes me Galatasarayn. Kampionët e Turqisë kërkojnë rreth 65 milionë funte për kartonin e sulmuesit nigerian, ndërsa ofertat fillestare të Tottenhamit kanë qenë në vlerën 50 deri në 55 milionë funte.

Nëse bisedimet përparojnë, Osimheni mund të jetë një nga transferimet më të bujshme të verës në Premier League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, e ka cilësuar hyrjen masive…