Ftesat e Kurtit: Hamza e Gjini nuk shkojnë, Abdixhiku po
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar të hënën ftesa për takim tri subjekteve politike, tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit, me synim diskutimin për formimin e institucioneve të reja.
Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar takimin, duke konfirmuar se do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë, ndërsa Aleanca ka rikujtuar ofertën e saj prej gjashtë pikash, përfshirë çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se kryetari Lumir Abdixhiku do të takohet të martën me Kurtin për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit.
Takimet e reja vijnë pas atyre të 10 korrikut, kur Kurti zhvilloi bisedime të ndara me drejtuesit e PDK-së dhe LDK-së, por pa arritur ndonjë rezultat konkret.
Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:



