Armend Dallku rikthehet në krye të Dukagjinit

04 gusht 2026 | 11:00

KF Dukagjini ka zyrtarizuar rikthimin e Armend Dallkut në postin e kryetrajnerit.

Klubi nga Klina ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me teknikun kosovar, i cili nis një tjetër aventurë në stolin e skuadrës.

Përmes një komunikate zyrtare, Dukagjini e ka cilësuar Dallkun si një figurë të njohur për klubin dhe futbollin kosovar, duke theksuar se rikthimi i tij është një hap i rëndësishëm për vazhdimësinë e projektit dhe realizimin e objektivave sportive.

Drejtuesit e klubit besojnë se përvoja, profesionalizmi dhe përkushtimi i Armend Dallkut do ta ndihmojnë Dukagjinin të ketë rezultate pozitive në sezonin e ri.

Me këtë emërim, Dallku rikthehet sërish në Klinë, me synimin për ta udhëhequr skuadrën drejt një sezoni sa më të suksesshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) dhe Agjencia…