17 vjeçarja Era Berani nga SHBA, nihmon personat me aftësi të kufizuara të OJQ HANDIKOS

04 gusht 2026 | 12:14

Humanizmi nuk njeh moshë, dhe këtë e dëshmon më së miri Era Berani, 17-vjeçare e lindur dhe e rritur në Kaliforni, SHBA, nxënëse në Los Alamitos High School. Prej vitesh, ajo është e angazhuar në aktivitete humanitare, duke organizuar fushata për mbledhjen e fondeve, lodrave, ushqimeve dhe mjeteve shkollore për fëmijë, familje në nevojë, spitale dhe organizata bamirëse.

Përmes organizatës së saj jofitimprurëse dhe Bright Hearts Club, ajo ka frymëzuar edhe të rinjtë e tjerë që të përfshihen në shërbim të komunitetit.
Me iniciativën dhe angazhimin e saj, Era dhe Bright Hearts Club arritën të grumbullojnë fonde, të cilat ajo zgjodhi t’i dhurojë në Kosovë për personat me aftësi të kufizuara në HANDIKOS, duke treguar se, edhe pse është rritur larg Kosovës, nuk e ka humbur kurrë lidhjen me rrënjët e familjes së saj.

Për përkushtimin e saj ndaj humanizmit, lidershipit dhe shërbimit në komunitet, Era është nderuar me çmime dhe mirënjohje të shumta, përfshirë vlerësime nga Senati i Shtetit të Kalifornisë, anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Asambleja e Kalifornisë, si dhe nga kryetarët e bashkive të Los Alamitos dhe Long Beach.

Veprimtaria e saj është një frymëzim për të rinjtë kudo që jetojnë, duke dëshmuar se mirësia, solidariteti dhe dëshira për të ndihmuar të tjerët nuk njohin kufij. Çdo kontribut i dhënë me zemër ka fuqinë të sjellë ndryshim dhe të japë shpresë për ata që kanë më shumë nevojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Jordan Henderson do ta vazhdojë karrierën te skuadra londineze…