Abdixhiku dhe Osmani nuk deklarohen për media pas shtyrjes së seancës konstituive

06 gusht 2026 | 12:10

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar kohë shtesë për bisedime lidhur me zgjedhjen e presidentit, ndërsa kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, deputeti i LV-së, Avni Dehari, ka vendosur ta shtyjë vazhdimin e saj.

Pas këtij vendimi, deputetë të partive të tjera politike kanë shprehur kundërshtimet e tyre. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka cilësuar këtë veprim si “sjellje të papërgjegjshme” dhe ka deklaruar se nuk do të takohet më me Kurtin.

Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk ka dhënë deklaratë për mediat pas zhvillimeve në Kuvend. Ai nuk është ndalur para gazetarëve, të cilët i kanë kërkuar një koment për shtyrjen e seancës.

Edhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është prononcuar për media. Ajo është larguar nga pjesa e hollit të Kuvendit ku ndodheshin gazetarët, pa dhënë ndonjë koment për situatën e krijuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas ndërprerjes së…