Aksident me fatalitet në Prishtinë, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet
08 gusht 2026
| 13:53
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “Shkupi” në Prishtinë.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Plana.
“Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka ndërruar jetë, kurse një tjetër ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Njësitet e Trafikut të Kryeqytetit, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, ka deklaruar Plana.




