Të shtëna me armë në Mitrovicë, policia jep detaje
09 gusht 2026
| 19:43
Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur sot në Mitrovicën e Jugut.
Rastin e ka konfirmuar Avni Zaiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut.
Ai deklaroi se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja.
“Rreth orës 15:30, Policia në Mitrovicën e Jugut ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri . Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur disa gëzhoja”, ka deklaruar ai.
“Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po vazhdon hetimet”, shtoi Zaiti.
Derisa nuk janë bërë të ditura detajet e tjera lidhur me rastin.



