Politika e “Aleksandrit të vogël” të Serbisë në udhëkryq

09 gusht 2026 | 20:42

Nga Pandeli Majko

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se autoritetet serbe po shqyrtojnë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër në territorin e Serbisë! Ai e lidh këtë veprim shtetëror me trajtimin e serbëve nga autoritetet në Prishtinë, “… dhe do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen”!
Në hapësirën europiane ku Serbia dëshiron të bëjë pjesë, reflekse të tilla vijnë nga periudha përpara se qytetërimi të shkruante ligjet!

Duket se Aleksandër Vuçiç dëshiron që “marrdhënien me shqiptarët” ta bëj fabulën e zgjedhjeve elektorale në Serbi!
Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching

Presidenti i Serbisë e vendosi edhe vizitën e presidentit të Ukrainës Zelenski në Beograd në kontekstin e pyetjes retorike “A kanë pasur shqiptarët goditje më të fortë se kjo në 14 vitet e fundit?”…

Në fakt, vizita e presidentit Zelenski në Begrad ngre pikëpyetje thelbësore për seriozitetin e politikës shtetërore serbe!

Vështirë të gjesh një precedent të dytë ku një shtet që dëshiron të integrohet në Bashkimin Europian refuzon të ndjekë politikën europiane me Rusinë, për shkak të marrdhënieve të veçanta me Moskën!

Vështirë të gjesh një rast në histori, kur nga një komb si ai serb shkojnë me qindra vullnetarë për të luftuar në krah të rusëve në Ukrainë, ndërsa qeveria e tyre bën tregëti armësh me Kievin!

Të “gëzohesh” pse presidenti ukrainas, për arsye të rrethanave të vendit të tij, nuk njeh Kosovën nuk është sukses!
Të “vrasësh” me armë serbe, vullnetarët serbë që luftojnë kundër Ukrainës ky është një guxim që tejkalon edhe “ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër”!

Të presësh presidentin e një vendi që është në luftë me Rusinë që ka bërë më shumë për Serbinë në dy shekujt e fundit duhet një guxim që nuk e “lan” as lumi Ibër…

Politika e “Aleksandrit të vogël” të Serbisë është në një udhëkryq! Ajo ju duhet përkthyer serbëve… dhe jo shqiptarëve! Kjo politikë të kujton veç përrallën e Andersenit të mbretit lakuriq…!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori amerikan Edward P. Joseph ka kritikuar reagimet në Kosovë…