Reduktohen pritjet në kufi, nga rreth një orë tani deri në 30 minuta
09 gusht 2026
| 21:42
Pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë reduktuar dukshëm krahasuar me orët e mëparshme.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 21:14, pritjet aktualisht variojnë nga 5 deri në 30 minuta, ndërsa në disa pika ka edhe kolona të konsiderueshme.
Pritjet më të gjata janë në Muçibabë, deri në 30 minuta, ndërsa në Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit pritjet shkojnë deri në 20 minuta.
Krahasuar me më herët, kur pritjet në disa pika kufitare arrinin deri në rreth një orë, tash situata është lehtësuar ndjeshëm.



