KFOR-i ia beson Policisë së Kosovës sigurinë në Manastirin e Deçanit

10 gusht 2026 | 13:29

Sot, (10 gusht 2026), misioni KFOR i udhëhequr nga NATO ka filluar integrimin e personelit të Policisë së Kosovës në arkitekturën e sigurisë së KFOR-it, në Manastirin e Deçanit. Në përputhje me situatën e përmirësuar të sigurisë në Kosovë, kjo është pjesë e procesit për optimizimin e qëndrimit të KFOR-it. Ky proces do të jetë gradual dhe i bazuar në kushte, dhe po koordinohet ngushtë me një sërë aktorësh, përfshirë përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe dhe Institucionet në Kosovë, si dhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Angazhimi i KFOR-it për sigurinë e Manastirit të Deçanit dhe për sigurinë e të gjitha komuniteteve lokale është i palëkundur. Personeli ynë është i përgatitur mirë për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi përkatës, në përputhje me mandatin e gjatë të KFOR-it në OKB. KFOR-i mbetet përgjigjësi i parë për sigurinë e Manastirit të Deçanit. KFOR-i do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe, Institucionet në Kosovë, organizatat ndërkombëtare dhe Forcat e Armatosura Serbe me qëllim që të mbrojë transparencën, bashkëpunimin dhe besimin e ndërsjellë, si dhe të shmangë keqkuptimet. Është e rëndësishme që të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe bashkëpunim.

KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërparlamentar…