Tre shqiptarë në formacionin e javës në elitën e futbollit zviceran
Tre futbollistë shqiptarë kanë zënë vend në formacionin e javës në elitën e futbollit zviceran, pas paraqitjeve të tyre mbresëlënëse në xhiron e fundit.
Donat Rrudhani ishte sërish protagonist te Sioni, duke shënuar një supergol në stilin volej ndaj Vaduzit dhe duke u përfshirë në mesin e më të mirëve të kësaj jave.
Përkrah tij në formacion është edhe qendërmbrojtësi i Vaduzit, Liridon Berisha. Ai zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen ndaj Sionit, duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë një pikë në transfertë.
Në formacionin e javës është përfshirë edhe portieri i Luzernit, Simon Simoni, i cili ishte ndër futbollistët më të vlerësuar në xhiron e fundit. Simoni mori notën 9.1 nga SofaScore, falë pritjeve të njëpasnjëshme që ia mohuan fitoren St. Gallenit.
Kështu, Rrudhani, Berisha dhe Simoni përfaqësojnë treshen shqiptare në formacionin më të mirë të javës në Superligën zvicerane.



