Mblidhet Kryesia e PDK-së, Lushtaku: Do t’i diskutojmë shkeljet kushtetuese nga LV-ja

10 gusht 2026 | 16:56

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend, duke thënë se shkelja e Kushtetutës është kthyer në normë.

Para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Lushtaku ka bërë me dije se brenda partisë do të diskutohen shkeljet e vazhdueshme kushtetuese dhe hapat që mund të ndërmerren për tejkalimin e ngërçit politik.

“Sigurisht që do të diskutojmë shkeljet e vazhdueshme të Kushtetutës dhe do të vazhdojmë diskutimin se cilat janë hapat dhe veprimet që do të ndërmarrim karshi këtij ngërçi politik që tash e dy vite po vazhdon me zgjedhje të njëpasnjëshme. Fatkeqësisht, shohim që ky ngërç politik nuk po mund të dalë jashtë shkeljeve të radhës”, ka deklaruar Lushtaku.

Ai ka thënë se dërgimi i çështjeve në Gjykatën Kushtetuese, sipas tij, po shndërrohet vetëm në një mënyrë për të konfirmuar shkeljet e radhës.

“Sado që i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, i bie që vetëm të rikonfirmojmë shkeljen e radhës. Po shohim që në këtë rast është bërë normë shkelja e Kushtetutës dhe, sigurisht, besoj që nuk është vetëm pjesa institucionale apo vendosja për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese, por do të ketë edhe veprime të tjera”, është shprehur ai.

Lushtaku ka paralajmëruar se PDK-ja do të shqyrtojë edhe hapa të tjerë politikë në përgjigje të situatës së krijuar institucionale. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jamie Vardy mund të rikthehet në futbollin anglez, vetëm pak…