Korenica kërkon largimin nga Cluji
11 gusht 2026
| 13:52
Meriton Korenica është duke kërkuar të largohet nga skuadra rumune Cluj.
Korenica po e kërkon largimin edhe për shkak të problemeve financiare me të cilat po përballet Cluji kohët e fundit.
Reprezentuesi i Kosovës dëshiron të luajë për një ekip tjetër. Mësohet se tashmë ka disa oferta për sulmuesin e krahut, shkruan “Spotmedia”.
Skuadra si Universitatea Craiova dhe Rapid Bukuresht kanë shprehur interesim për Korenicën. 29-vjeçari është një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Clujit, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.



