Sigal Prishtina angazhon sllovenin Krizhaniq
Sigal Prishtina ka forcuar radhët e veta me krah-qendrën nga Sllovenia, David Krizhanit.
Klubi i Superligës së Kosovës në basketboll, të martën ka prezantuar lojtarin e gjatë 200 centimetra, i cili do të jetë pjesë e Sigal Prishtinës për sezonin e ri.
Krizhaniq është njëri prej pesë përforcimeve të huaja te Prishtina, përfshirë këtu edhe amerikanin me pasaportë kosovare, Malcolm Armstead.
Krizhaniq karrierë ka bërë në Slloveni kurse sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës Rogaska dhe ka luajtur me një mesatare prej 13 pikëve e 4 kërcimeve për ndeshje.
Sigal Prishtina pritet së shpejti ti fillojë përgatitjet për sezonin e ri me trajnerin Jeronimo Sharin, i cili edhe më herët ka qenë te kjo skuadër dhe e njeh mirë elitën e basketbollit kosovar.
Bryson Dawkins, Ajiri Ogemuno-Johnson e Vincent Golson tashmë janë prezantuar te skuadra nga kryeqyteti për sezonin e ri.



