Real Madridi merr vendim drastik, tre lojtarë në shitje

12 gusht 2026 | 12:02

Real Madridi ka marrë një vendim të rëndësishëm për pjesën e mbetur të afatit kalimtar të verës, duke vendosur të mos bëjë më përforcime, përveç nëse paraqitet ndonjë mundësi e jashtëzakonshme në treg.

Sipas raportimeve të “Sport”, drejtuesit e klubit madrilen kanë vendosur që prioritet të jetë reduktimi i numrit të lojtarëve në skuadër dhe krijimi i hapësirës për sezonin e ri.

Në mesin e futbollistëve që mund të largohen janë Raul Asencio, Eduardo Camavinga dhe Ferland Mendy.

Situata e Camavingas është veçanërisht interesante, pasi mesfushori francez nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi.

Megjithatë, drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësinë e shitjes së tij nëse për të arrin një ofertë e rëndësishme.

Edhe Asencio dhe Mendy janë në mesin e lojtarëve që mund të largohen gjatë javëve të fundit të afatit kalimtar veror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka pasur polemika me ushtruesen…