Bekë Berisha i drejtohet Mërgim Lushtakut: ‘Mos fol me ta, e ka çu Mihali për me të qitë keq’
12 gusht 2026
| 13:38
Përplasjet mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës janë duke vazhduar në sallën plenare.
Një përplasje verbale ka ndodhur mes deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku, dhe deputetëve të LV-së.
“Ata që e shkelin Kushtetutën, që e shkelin ligjin, marre nuk është zhag me ju ngreh”, ka thënë Lushtaku.
Në këtë moment ka ndërhyrë deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, i cili i është drejtuar Lushtakut.
“O Mërgim, qeto e ka pru Mihali me të qitë keq ty, ajo le të fol, rri qaty, mos fol me to”, i ka thënë Berisha, Lushtakut.



