Lautaro Martinez mbetet tek Interi

12 gusht 2026 | 16:58

Sulmuesi Lautaro Martinez do të jetë pjesë e skuadrës së Interit edhe për sezonin 2026/27.

Është bërë me dije se sulmuesi argjentinas ka refuzuar kalimin te Barcelona, pasi nuk dëshiron të largohet nga Interi.

Skuadra spanjolle ditët e fundit ka kthyer sytë kah Lautaro pas dështimit për ta transferuar Julian Alvarezin, por edhe kjo derë duket e mbyllur për Barcelonën.

Krahas refuzimit të Lautaros, gjithashtu edhe drejtuesit e Interit kanë bërë të ditur se sulmuesi nuk është në shitje.

28-vjeçari që është kapiten i Interit ka kontratë deri në vitin 2029 dhe është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka reaguar pas përplasjeve në…