“Albin Kurti po e shkatërron shtetin”
12 gusht 2026
| 22:37
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se për të prioritet është Republika e Kosovës dhe jo kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Mua nuk më intereson Albin Kurti hiç. Mua më intereson Republika. Ai po e shkatërron shtetin”, ka deklaruar Çitaku në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova.
Ajo ka paralajmëruar se PDK-ja do të vazhdojë aktivitetet në Kuvend dhe se ato do të përshkallëzohen edhe më tej.
“Ne jemi në Kuvend sot dhe do të jemi çdo ditë dhe do ta përshkallëzojmë aktivitetin tonë. Nuk do të kufizohet vetëm brenda, jo sepse jemi kundër Kurtit, jo pse po bëjmë puç, por jemi duke mbrojtur Republikën”, është shprehur Çitaku.



