KRU “Prishtina” paralajmëron banorët e Miradisë së Ulët: Mos e përdorni ujin as për pije as për ushqim

13 gusht 2026 | 16:06

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar banorët e fshatit Miradi e Ulët që të mos e përdorin ujin as për pije dhe as për përgatitjen e ushqimit.

Përmes një postimi në “Facebook”, KRU “Prishtina” ka bërë me dije se gjatë punimeve për sanimin e një gypi të ujësjellësit në Miradi të Ulët është vërejtur përkeqësim i cilësisë së ujit.

Kompania ka njoftuar se kjo masë do të jetë në fuqi deri në përfundimin e analizave laboratorike dhe konfirmimin e sigurisë së ujit për konsum.

.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një konflikt familjar lidhur me marrjen e fëmijëve ka eskaluar…