Shoqata “DITË” i bashkohet Odës Ekonomike të Kosovës me rreth 200 anëtare

19 gusht 2026 | 11:45

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur në takim përfaqësueset e Shoqatës së Grave “DITË”, e cila i është bashkuar zyrtarisht Odës Ekonomike të Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin, krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e sipërmarrjes, fuqizimin ekonomik të grave, si dhe përfaqësimin më të fuqishëm të interesave të anëtareve të shoqatës.

Me rreth 200 anëtare, Shoqata “DITË” sjell një kontribut të rëndësishëm në komunitetin e biznesit dhe në avancimin e rolit të grave në ekonomi.

Oda Ekonomike e Kosovës i uron mirëseardhje Shoqatës “DITË” dhe shpreh bindjen se ky partneritet do të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim, zhvillim dhe fuqizim të grave në biznes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me…