Rama: Historia po shkruhet, ‘Prishtina 2030’

19 gusht 2026 | 11:41

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se ka udhëtuar drejt Tarantos, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare 2030, të cilat do të organizohen në Prishtinë dhe Shqipëri.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama ka vlerësuar se organizimi i Lojërave Mesdhetare do ta vendosë Prishtinën, Kosovën dhe Shqipërinë në hartën e madhe të sportit mesdhetar. “Historia po shkruhet. Prishtina 2030”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar rëndësinë e vizitës në Taranto për të parë nga afër përvojën e organizimit të këtyre lojërave dhe për të marrë praktikat më të mira për përgatitjet në Prishtinë. “Sot, rrugës për Taranto. Me pa nga afër, me mësu nga përvoja e tyre dhe me marrë më të mirën për atë që po ndërtojmë bashkë”, ka shkruar Rama.

Lojërat Mesdhetare 2030 pritet të jenë një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive të organizuara në Kosovë, duke sjellë në Prishtinë sportistë dhe delegacione nga vendet e Mesdheut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me ngërçin…