Frenkie de Jong mund te largohet nga Barcelona
19 gusht 2026
| 14:31
Frenkie de Jong mund të jetë duke zhvilluar sezonin e fundit me Barcelonën.
Gazetari Valentijn Driessen ka thënë se mesfushori holandez nuk pritet të qëndrojë gjatë te klubi katalanas, veçanërisht pas transferimit të Rodrit.
De Jong aktualisht është i lënduar dhe nuk pritet të ketë një rol të rëndësishëm në planet e Barcelonës gjatë këtij sezoni.
E ardhmja e tij në “Camp Nou” mund të varet edhe nga hapësira që do të ketë në formacion pas rikthimit nga lëndimi dhe konkurrencës së shtuar në mesfushë.



