Përplasen tri vetura në Zallq të Istogut, tre persona të lënduar
19 gusht 2026
| 17:09
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Zallq të Istogut, ku janë lënduar tre persona.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova, i cili ka shtuar edhe se, të njëjtit janë dërguar për tretman në spitalin e Pejës.
‘’Sot rreth orës 15:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Zallq-Istog, në këtë aksident ishin të involvuara 3 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor’’, ka thënë ai.



