Nexhmedin Spahiu e propozon veten për President: “Vetëm një njeri serioz mund ta qesë në terezi këtë katrahurë”
Analisti Nexhmedin Spahiu e ka përmendur veten si njeriun që mund ta marrë detyrën e Presidentit të Kosovës në situatën aktuale politike.
Duke komentuar në një postim të Shkëlzen Gashit, Spahiu ka shkruar se, në këtë “katrahurë”, vetëm një person serioz mund ta marrë përsipër këtë përgjegjësi dhe ta “qesë në terezi” situatën, duke përmendur pikërisht emrin e tij.
“Këtu vetëm një njeri serioz mundet me e marrë këtë detyrë në këtë katrahurë, me përgjegjësi e bindje të plotë se e qet në terezi, e ky është Nexhmedin Spahiu. Çdo dashamir i Kosovës ish dashtë me e përkrah”, ka shkruar Spahiu.
Por mënyra se si është formuluar komenti ngre një pikëpyetje tjetër. Spahiu i referohet vetes në vetën e tretë; “e ky është Nexhmedin Spahiu”. Nuk dihet nëse komenti mund të ishte menduar të publikohej nga një profil tjetër.




