Skenderaj freskon rrugët me ujë për shkak të temperaturave të larta

20 gusht 2026 | 13:45

Për t’iu bërë ballë temperaturave të larta, në Skenderaj ka nisur freskimi i rrugëve të qytetit me ujë.

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se kjo masë po ndërmerret për të sjellë sado pak freski dhe lehtësim për qytetarët gjatë ditëve të nxehta.

“Për t’iu dalë përballë temperaturave të larta, po freskohen rrugët e qytetit me ujë, duke sjellë sado pak freski dhe lehtësim për qytetarët gjatë këtyre ditëve të nxehta!”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin…