Rifillojnë punimet për zgjerimin e rrugës Lëbushë – Strellc në katër korsi

20 gusht 2026 | 13:59

Kanë rifilluar punimet në segmentin rrugor Lëbushë – Strellc, në kuadër të projektit për zgjerimin e rrugës në katër korsi.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se punimet në këtë segment janë rikthyer, duke e cilësuar projektin si një ndër investimet e rëndësishme infrastrukturore për komunën.

Sipas Ramosajt, zgjerimi i rrugës pritet të ndikojë në rritjen e sigurisë në komunikacion, lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e lidhjes ndërmjet fshatrave.

“Punët po vazhdojnë”, ka shkruar Ramosaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës (SHIQK) ka ngritur…