‘Forca Donjeta’, KOK-u i uron sukses boksieres së Kosovës para finales me serben
27 gusht 2026
| 16:12
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) i ka uruar suksese boksieres Donjeta Sadiku, e cila sot do të garojë në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.
KOK-u, përmes një postimi, i ka dhënë mbështetje sportistes kosovare para meçit final, duke shkruar: “FORCA DONJETA”.
Donjeta Sadiku do të përballet me Kristina Kuluhovën, e cila garon nën flamurin e Serbisë, ndërsa meçi do të nisë në orën 17:15.



