Samsung Galaxy S26 FE: Sjell përvojën më të fundit flagship, të fokusuar tek ajo që ka më shumë rëndësi

28 gusht 2026 | 11:51

Si pajisja e parë e serisë Galaxy S26 që vjen me One UI 9, Galaxy S26 FE kombinon mundësitë e avancuara të kamerës me veçoritë më të fundit të Galaxy AI.

Samsung Electronics prezantoi sot Galaxy S26 FE, anëtarin më të ri të serisë Galaxy S26 dhe pajisjen e parë që vjen me One UI 9, duke sjellë që nga dita e parë përvojën më të fundit premium të Galaxy për një numër edhe më të madh përdoruesish. Me mundësi të përmirësuara të kamerës dhe Galaxy AI edhe më të avancuar në mënyrë kontekstuale, modeli i ri e çon fotografimin, krijimin e përmbajtjes dhe lidhjen e përditshme në një nivel të ri. I krijuar rreth asaj që përdoruesit vlerësojnë më shumë dhe i integruar në një dizajn të hollë e të lehtë, Galaxy S26 FE vazhdon përvojën e dallueshme të serisë Galaxy S.

“Galaxy S26 FE është projektuar me kujdes për të ofruar avantazhet e dallueshme të serisë Galaxy S dhe për të garantuar që çdo veçori të sjellë vlerë reale në jetën e përditshme të përdoruesve”, tha Jay Kim, Zëvendës President Ekzekutiv dhe Drejtues i Customer Experience Office në divizionin Mobile eXperience (MX) të Samsung Electronics. “I pajisur me kamerat dhe mundësitë e AI të preferuara nga përdoruesit e Galaxy dhe i mbështetur nga ndërfaqja më e fundit One UI 9, Galaxy S26 FE është zgjedhja ideale për të gjithë ata që e dinë saktësisht se çfarë është më e rëndësishme për ta.”

Fotografi më të qarta, modifikim pa mundim

Galaxy S26 FE ofron një përvojë edhe më të fuqishme të kamerës[1], nga fotografimi deri te modifikimi, falë sistemit të përmirësuar me tre kamera të pasme dhe përpunimit të avancuar të imazhit. Këto mundësi i ndihmojnë përdoruesit të kapin dhe përpunojnë momentet e rëndësishme, pavarësisht nëse fotografojnë skena statike apo momente dinamike në lëvizje.

  • My FanCam[2], një veçori e prezantuar për herë të parë në pajisjet më të fundit Galaxy me ekran të palosshëm, tashmë është e disponueshme edhe në Galaxy S26 FE. Veçoria ndjek automatikisht personin e zgjedhur dhe e mban në qendër të kuadrit, duke përshtatur në mënyrë inteligjente kadrin gjatë lëvizjes së skenës. Kështu, përdoruesit mund të krijojnë më lehtë përmbajtje dinamike, të gatshme për t’u shpërndarë në rrjetet sociale.
  • Për regjistrimin e videove, Super Steady[3] me funksionin Horizontal Lock, i preferuar nga përdoruesit e serisë Galaxy S26, ndihmon në krijimin e pamjeve më të njëtrajtshme dhe të qëndrueshme gjatë aktiviteteve me ritëm të lartë, udhëtimeve dhe momenteve të përditshme në lëvizje.
  • Galaxy S26 FE mbështet zmadhimin optik 3x, duke ofruar më shumë siguri gjatë fotografimit nga distanca. Për selfie, kamera e përmirësuar 12 MP në pjesën e përparme[4] përfshin më shumë përmbajtje në çdo kuadër, duke e bërë më të lehtë realizimin e fotografive në grup.
  • Nightography, një nga veçoritë dalluese të serisë Galaxy S, mundëson fotografi të ndritshme dhe të qarta edhe në kushte me ndriçim të ulët, duke ruajtur detajet edhe në situatat më sfiduese[5].
  • Edhe kur momenti ka kaluar, Photo Assist[6] e bën më të lehtë modifikimin e fotografive përmes kërkesave në gjuhë natyrore, duke transformuar ditën në natë, duke shtuar elemente të reja ose duke rikthyer pjesët që mungojnë. Për më tepër, të gjitha ndryshimet mund të shqyrtohen hap pas hapi, të përpunohen më tej ose të anulohen në çdo moment.

Përvoja AI që është gjithmonë një hap përpara

I mundësuar nga ndërfaqja më e fundit One UI 9, Galaxy S26 FE sjell një sërë përvojash intuitive dhe të avancuara në mënyrë kontekstuale të Galaxy AI[7], të cilat e bëjnë jetën e përditshme më të lehtë duke iu përshtatur rutinave të përdoruesve, në mënyrë që ata të jenë gjithmonë të informuar dhe të organizuar. Për më tepër, pajisja kryen në vend të përdoruesit detyrat e përditshme më shpejt dhe në mënyrë edhe më të rrjedhshme.

  • Now Brief[8] i përmirësuar, i prezantuar për herë të parë me serinë Galaxy S25, sjell një nivel edhe më të lartë personalizimi përmes kartave të përshtatshme me informacione si parashikimi i motit dhe të dhëna mbi shëndetin. Përdoruesit tashmë mund të krijojnë kartat e tyre përmes një kërkese të thjeshtë, duke e bërë Now Brief edhe më të dobishëm dhe relevant gjatë gjithë ditës.
  • Now Nudge[9] është zgjeruar në aplikacione të përzgjedhura të palëve të treta dhe njoftime, duke shfaqur sugjerime në kohën e duhur dhe relevante gjatë ditës. Kjo i ndihmon përdoruesit t’i kthejnë informacionet në veprime dhe të menaxhojnë rutinat e përditshme me edhe më pak përpjekje.
  • Circle to Search with Google[10] tashmë mundëson kërkimin e njëkohshëm të disa elementeve në një imazh, duke e bërë më të lehtë identifikimin e produkteve, vendndodhjeve, objekteve dhe përmbajtjeve të tjera në vetëm një hap.

Krijuar për t’iu përshtatur ritmit tuaj gjatë gjithë ditës

Galaxy S26 FE sjell përmirësime të rëndësishme në veçoritë kryesore të përditshme tek të cilat përdoruesit mbështeten më shumë, përfshirë baterinë jetëgjatë dhe ekranin e ndritshëm, të krijuar për punë, argëtim dhe kreativitet nga mëngjesi deri në mbrëmje.

  • Bateria me kapacitet 4900 mAh[11] ofron autonomi për gjithë ditën, duke ruajtur dizajnin e hollë dhe elegant të serisë Galaxy S26. Përdoruesit mund ta karikojnë pajisjen deri në 69% në rreth 30 minuta me një përshtatës 45 W[12], duke mundësuar karikim të shpejtë për një përdorim edhe më të gjatë.
  • Ekrani AMOLED 6,7 inç[13] me frekuencë rifreskimi deri në 120 Hz ofron një përvojë vizuale të rrjedhshme dhe mbresëlënëse, me ndriçim, rezolucion dhe qartësi të lartë për shikimin e videove, lojërat, shfletimin në internet dhe punën krijuese.

Përdoruesit që zgjedhin Galaxy S26 FE si pajisjen e tyre të ardhshme do të përjetojnë fuqinë e plotë të Galaxy që nga dita e parë. Smart Switch i përmirësuar e bën edhe më të thjeshtë konfigurimin fillestar të pajisjes, duke ofruar një mirëseardhje të lehtë dhe të këndshme në botën Galaxy. Për më tepër, mbështetja afatgjatë e softuerit garanton siguri dhe qetësi shtesë gjatë viteve të përdorimit.

  • Smart Switch[14] i përmirësuar e bën kalimin në Galaxy më të thjeshtë se kurrë. Pavarësisht nëse përdoruesit kalojnë nga një pajisje Android apo iOS, mjafton të skanojnë një kod QR për transferimin pa kabllo të të dhënave, nga fjalëkalimet dhe çelësat e aksesit deri te historiku i telefonatave, cilësimet e aksesueshmërisë dhe të dhënat e eSIM-it, pa pasur nevojë për aplikacione shtesë dhe me një konfigurim dukshëm më të shpejtë.
  • Galaxy S26 FE është krijuar për të zgjatur, me mbështetje për deri në shtatë gjenerata përditësimesh të sistemit operativ dhe shtatë vite përditësime sigurie[15], duke u mundësuar përdoruesve të shijojnë pa shqetësime veçoritë më të fundit për shumë vite.

Së bashku, këto përmirësime sjellin përvojën Galaxy tek e cila përdoruesit mbështeten çdo ditë, të integruar në një pajisje të krijuar me kujdes.

Disponueshmëria

Galaxy S26 FE do të jetë i disponueshëm nga 4 shtatori në tregje të përzgjedhura, në tre ngjyra: boronicë, grafit dhe fëstëk[16].

Për më shumë informacion rreth Galaxy S26 FE, vizitoni: Samsung Newsroom, Samsung Mobile Press ose Samsung.com.

[1] Krahasuar me Galaxy S25 FE.

[2] Për përdorimin e veçorisë My FanCam kërkohet hyrja në një llogari Samsung. Disponueshmëria mund të ndryshojë në varësi të videos. Funksioni nuk mbështetet nëse në kuadër nuk ka person për t’u ndjekur. Saktësia e rezultateve nuk garantohet.

[3] Rezultatet e funksionit Super Steady mund të ndryshojnë në varësi të mënyrës së përpunimit dhe/ose kushteve të regjistrimit.

[4] Krahasuar me Galaxy S25 FE (fusha e shikimit FOV 80°).

[5] Krahasuar me Galaxy S25 FE. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të kushteve të ndriçimit dhe/ose kushteve të fotografimit, duke përfshirë praninë e disa subjekteve në kuadër, subjektet jashtë fokusit ose në lëvizje.

[6] Photo Assist mund të kërkojë lidhje me rrjetin dhe hyrje në një llogari Samsung. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë në varësi të vendit, gjuhës ose modelit të pajisjes. Përdorimi i Photo Assist mund të rezultojë në ndryshimin e madhësisë së fotografisë. Gjatë ruajtjes, në imazh vendoset një filigran i dukshëm për të treguar se përmbajtja është krijuar nga inteligjenca artificiale. Saktësia dhe besueshmëria e rezultatit të gjeneruar nuk garantohet.

[7] Për përdorimin e disa veçorive të AI mund të kërkohet hyrja në një llogari Samsung. Samsung nuk jep premtime, garanci apo sigurime në lidhje me saktësinë, plotësinë ose besueshmërinë e rezultateve të ofruara nga veçoritë e AI. Disponueshmëria e veçorive Galaxy AI mund të ndryshojë në varësi të vendit, rajonit, versionit të sistemit operativ/ndërfaqes One UI, modelit të pajisjes ose operatorit celular.

[8] Për përdorimin e Now Brief kërkohet hyrja në një llogari Samsung. Funksionet dhe mundësitë e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të vendit, rajonit, gjuhës, modelit të pajisjes dhe aplikacioneve. Disa veçori mund të kërkojnë lidhje me rrjetin. Përmbajtja e personalizuar e shfaqur bazohet vetëm në të dhënat personale për të cilat përdoruesi ka dhënë pëlqimin. Saktësia e rezultateve të gjeneruara nuk garantohet.

[9] Për përdorimin e Now Nudge kërkohet hyrja në një llogari Samsung. Funksionet dhe mundësitë e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të vendit, rajonit ose gjuhës. Shfaqja e kujtesave në ekran është aktualisht e disponueshme në aplikacionin Samsung Messages dhe në aplikacione të caktuara të palëve të treta për komunikim, përfshirë Google Messages, Google Chat, KakaoTalk, LINE, Signal, Tango, NTT Docomo Message dhe KDDI Message. Disponueshmëria bazohet në gjendjen në momentin e lançimit të produktit dhe mund të ndryshojë pa njoftim paraprak. Funksioni i ndarjes së fotografive brenda Now Nudge funksionon bazuar në analizën e përmbajtjes së disponueshme të imazhit. Saktësia e rezultateve nuk garantohet.

[10] Circle to Search është markë tregtare e Google LLC. Veçoria është e disponueshme në pajisje të përzgjedhura dhe kërkon lidhje interneti. Funksionon në aplikacione dhe ndërfaqe të mbështetura. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të përputhjeve vizuale. Kontrolloni saktësinë e përgjigjeve.

[11] Vlera tipike e testuar në kushte laboratorike nga një palë e tretë. Vlera tipike është një vlerë e vlerësuar mesatare, duke marrë parasysh devijimin në kapacitetin e baterisë ndërmjet mostrave të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti nominal i Galaxy S26 FE është 4900 mAh.

[12] Galaxy S26 FE mbështet karikim me kabllo deri në 45 W. Përshtatësi i rrymës 45 W shitet veçmas. Përdorni vetëm karikues dhe kabllo të miratuara nga Samsung.

[13] E matur diagonalisht, ekrani i Galaxy S26 FE ka 6,7 inç si drejtkëndësh i plotë ose 6,5 inç duke marrë parasysh qoshet e rrumbullakosura; zona reale e dukshme është më e vogël për shkak të qosheve të rrumbullakosura dhe hapjes për kamerën.

[14] Për transferimin me kabllo nga një pajisje me Android™ kërkohet që pajisja marrëse dhe ajo dërguese të kenë Android™ 6.0 ose version më të ri. Transferimi mund të kryhet edhe pa kabllo. Për lidhjen pa kabllo, të dyja pajisjet duhet të kenë Android™ 6.0 ose version më të ri. Hapni Smart Switch Mobile te “Cilësimet” në pajisjen Galaxy marrëse ose shkarkoni aplikacionin Smart Switch Mobile nga Galaxy Store. Të dhënat, përmbajtja dhe aplikacionet e disponueshme për transferim mund të ndryshojnë në varësi të mënyrës së transferimit. Për transferimin me kabllo nga një pajisje iOS kërkohet që pajisja marrëse të ketë Android™ 17 ose version më të ri dhe One UI 9 ose version më të ri, ndërsa pajisja dërguese duhet të ketë iOS 26.6 ose version më të ri. Transferimi mund të kryhet edhe pa kabllo. Për lidhjen pa kabllo, pajisja marrëse duhet të ketë Android™ 17 ose version më të ri, ndërsa pajisja dërguese iOS 26.6 ose version më të ri. Lista e detajuar e operatorëve të mbështetur është e disponueshme në https://samsung.com/esim-support.

[15] Galaxy S26 FE do të mbështesë shtatë gjenerata përditësimesh të sistemit operativ dhe shtatë vite përditësime sigurie nga data e lançimit global. Koha e ofrimit të përditësimeve të sistemit operativ dhe përditësimeve të sigurisë mund të ndryshojë në varësi të modelit të pajisjes, operatorit të rrjetit ose tregut.

[16] Disponueshmëria e ngjyrave mund të ndryshojë në varësi të vendit ose operatorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar shumicën parlamentare për…