Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, mirënjohës për mbështetjen ndaj Kosovës

28 gusht 2026 | 13:05

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës së Fitores.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur urimet e tij për stafin diplomatik turk në Kosovë, personelin ushtarak turk që shërben në kuadër të KFOR-it, si dhe për shtetin dhe popullin turk.

Ai ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës dhe popullit të saj gjatë proceseve të shtetndërtimit.

“Jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj në të gjitha periudhat e shtetndërtimit”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, miqësia ndërmjet Kosovës dhe Turqisë dëshmon për marrëdhëniet e veçanta që ekzistojnë mes dy vendeve dhe popujve.

Haradinaj ka përcjellë urimet e tij për paqe, prosperitet dhe mirëqenie për popullin mik turk.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shukrije Rama Një grua, në një çast krejt të rastësishëm,…