Pacolli paralajmëron gjoba për kompanitë që vonojnë projektin e banimit social në Podujevë

28 gusht 2026 | 13:43

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka shprehur shqetësim për vonesat në realizimin e Projektit të Banimit të Përballueshëm dhe Social në Podujevë.

Gjatë vizitës në vendpunishte, Pacolli ka zhvilluar takim me përgjegjësin e kompanisë që po kryen punimet, duke kërkuar respektimin e afateve të përcaktuara me kontratë.

Ajo ka deklaruar se kompanitë që nuk i përmbushin obligimet kontraktuale do të përballen me gjoba.

“Projektet duhet të realizohen brenda afateve të përcaktuara me kontratë. Për kompanitë që nuk i përmbushin obligimet dhe afatet do të shqiptohen gjoba”.

“Do të jemi të pakompromis me kompanitë e papërgjegjshme”, ka përfunduar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së Shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë,…