Haxhiu dekreton gjeneralët e rinj të FSK-së
28 gusht 2026
| 15:44
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mbajtur ceremoninë e dekretimit të gjeneralëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në ceremoninë e dekretimit kanë marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Dekretimi i gjeneralëve të rinj shënon një hap të rëndësishëm në avancimin e strukturave udhëheqëse të FSK-së dhe në forcimin e kapaciteteve të saj profesionale dhe institucionale.



