Mbi 500 viktima në Nepal dhe Tibet
ë paktën 543 persona kanë humbur jetën pas ortekëve dhe përmbytjeve që goditën Nepalit dhe Tibetin, ndërsa mbi 1 400 persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur.
Enti i Nepalit për Mbrojtjen Civile ka konfirmuar 538 viktima, ndërsa autoritetet kineze kanë raportuar edhe pesë të vdekur në Tibet.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë ndërprerë përkohësisht në disa zona për shkak të rrezikut nga përmbytjet e reja. Liqene të krijuara nga grumbullimi i baltës dhe gurëve kanë rritur rrezikun për banorët dhe ekipet e shpëtimit.
Sipas Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, nga katastrofa janë prekur të paktën 93 mijë persona, ndërsa UNICEF ka bërë të ditur se rreth 17 mijë fëmijë kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare.
Fëmijët përballen me rrezik të shtuar nga kequshqyerja, dhuna, shfrytëzimi dhe traumat psikologjike, ndërsa shumë shkolla janë dëmtuar ose shkatërruar.
Katastrofa dyshohet të jetë shkaktuar nga rrëshqitja e një mali, e shoqëruar me shkëputjen e një akullnaje. Masa e madhe e gurëve, akullit dhe baltës më pas ka shkaktuar një ortek gjigant, duke shkatërruar fshatra, rrugë dhe ura në rajon.



