Bekim Hoxha nuk është më në krye të AUV-it, transferohet në Agjencinë Pyjore
28 gusht 2026
| 16:51
Ministria e Bujqësisë ka marrë vendim për transferimin e përkohshëm të shefit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV), Bekim Hoxhës, në pozitën e drejtorit të Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Sipas gazetës “Express”, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja e ka arsyetuar këtë vendim duke thënë se është në interes të institucionit.
Hoxha, në bazë të këtij vendimi, nis punën që nga sot (e premte) në detyrën e re.




