Agim Ademi takohet me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin në Monako
29 gusht 2026
| 09:14
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka zhvilluar një takim në Monako me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin.
Ademi ka bërë të ditur takimin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin e futbollit.
“Respekti dhe puna e përbashkët për zhvillimin e futbollit mbeten në qendër të angazhimit tonë. Bashkë për një futboll edhe më të fortë në Kosovë dhe në Evropë!”, ka shkruar Ademi.
Takimi vjen në kuadër të angazhimeve të drejtuesve të futbollit kosovar për forcimin e bashkëpunimit me institucionet evropiane të futbollit.



